Politika e privatësisë
Përditësuar më 22 shtator 2026.
Çfarë mbledhim
Kur porositni: emrin, numrin e telefonit, qytetin dhe adresën e dërgesës, për ta dërguar porosinë. Kur krijoni profilin: stilet, masat dhe matjet që zgjidhni vetë, për t’ju sugjeruar masën e duhur. Vlerësimet me yje që u jepni produkteve.
Ku ruhen
Profili dhe vlerësimet ruhen në shfletuesin tuaj (cookie). Porositë ruhen në bazën tonë të të dhënave, në serverë në Europë. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë të dhënat me palë të treta, përveç korrierit që e dorëzon porosinë.
Asistenti AI
Pyetjet që i bëni asistentit përdoren vetëm për t’ju gjetur produkte dhe nuk lidhen me emrin tuaj.
Instagram dhe TikTok
OutletGPT lidhet vetëm me llogaritë e veta në Instagram dhe TikTok, për të publikuar produktet e dyqanit. Ruajmë vetëm çelësat e hyrjes së këtyre llogarive, në mënyrë private, dhe asnjë të dhënë të përdoruesve të tjerë.
Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni në çdo kohë të shihni ose të fshini të dhënat tuaja. Profilin mund ta fshini vetë nga faqja Profili.
Kontakt
WhatsApp +355688330044